Të nderuar Klientë, 

Duke marrë në konsideratë situatën e jashtëzakonshme që po kalojmë, Porsche Leasing ju uron shëndet dhe kurajo, për të përballuar vështirësitë aktuale. Në vijim të urdhërit të nxjerrë nga Qeveria Shqiptare dhe Banka e Shqipërisë datë 17 Mars 2020 dhe me qëllim ardhjen në ndihmë të klientëve tanë për kalimin e situatës së shkaktuar nga COVID19, ne, dëshirojme t'ju njoftojmë se Porsche Leasing angazhohet : 

Të ofrojë shtyrjen e afatit të pagesës së kësteve mujore të qirasë financiare, pa aplikuar kamatëvonesë, tarifë shtesë ose komisione për të gjithë klientët e prekur nga masat administrative kufizuese për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të virusit COVID-19. 

Të gjithë klientëve, qofshin ata individë apo persona juridikë, që kanë lidhur me Shoqerinë kontratë(a) të qirasë financiare që janë në fuqi, të cilët janë ndikuar negativisht nga pandemia COVID-19, Shoqëria u ofron shtyrjen deri në 90 (nëntëdhjetë) ditë të pagesës së kësteve mujore sipas kontratave përkatese në fuqi .Oferta është e vlefshme për faturat e emetuara nga Shoqëria në Mars, si dhe për faturat që Shoqëria do të emetojë gjatë muajve Prill dhe Maj 2020. 

Vetëm pasi Shoqëria të konfirmojë që klienti përmbush kriteret e përfitimit të ofertës, shtyrja e kësteve do të konsiderohet ndryshim i kushteve të pagesës që duhet dokumentuar me marrëveshje me shkrim mes klientit dhe Shoqërise brenda muajit Shtator 2020 e cila i bashkëngjitet kontratës përkatëse të qirase financiare. 

Nëse jeni të interesuar, ju lutemi plotësoni formularin me informacionin përkatës dhe shpjegimin e vështirësive që po hasni për shkak të masave administrative kufizuese për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të virusit COVID-19, si dhe nevojën për shtyrje të pagesës së këstit mujor për afatin e moratoriumit deri më 31.05.2020. 

Me e-mail : info(kwfat)porscheleasing(kwfdot)al 

ose 

Me shkresë në : Porsche Leasing, Autostrada Tiranë-Durrës, Km.7, Rr.Monun, Tiranë, Albania 

Siguria dhe qetësia juaj, në këtë periudhë është e rëndësishme për ne. 

Në vijim, do ju njoftojmë për cdo informacion shtesë që mund të kemi,

 

Faleminderit për besimin, 

Grupi i punës së Porsche Leasing