Leasing Financiar
Çfarë është leasing financiar për automjete?
Thelbi i qirasë financiare është financimi i cmimit të blerjes së automjetit, me qëllim që në fund te periudhës Qiramarrësi të përfitoje pronësinë për automjetin, objekt të qirasë financiare.
Në proceduren e financimit përfshihen tri entitete: Koncesionari në cilesinë e shitësit të automjetit, Qiramarrësi në cilësinë e përdoruesit të objektit të qirasë financiare, i cili brenda periudhës së dakortuar kryen pagesat sipas kësteve mujore të përcaktuara dhe kompania e leasing si një ndërmjetës (financiar) në këtë biznes. Me pagesën e plotë të kësteve mujore, Qiramarrësi bëhet pronar i automjetit.
Informacion bazë:
- Interes fiks 6.75%
- Parapagimi varion nga 20 % në 50% të cmimit bruto të blerjes së automjetit.
- Periudha e financimit nga 6 muaj - 60 muaj
- Komision administrimi 1.75% në shumen e financimit
- Monedha ne Eur
- Këste të barabarta që përfshijne principal + interes mujor.
- Objekti i qirasë financiare është si kolateral/ garanci në procesin e financimit
- Sigurim kasko i plotë nga vjedhjet, demtimet.
- Sigurim i detyrueshëm TPL
Partnerët tanë




Leasing Operacional - Personat Fizikë
Dokumentacioni i kërkuar për financim për klientët Person Fizik:
- Formulari i aplikimit në formatin e caktuar për klientin person fizik
- Dokumenti i identifikimit të klientit ( kartë identiteti, pasaportë )
- Certifikata e regjistrimit ( Nipt-i )
- Ekstrakti historik nga QKR me vulë të njomë
- Pasqyrat financiare për 2 vitet e fundit ( nqs është subjekt me bilanc )
- Vërtetim nga organi tatimor për detyrimet tatimore ( vërtetim me vulë dhe firmë )
- Lëvizje llogarie bankare ( për të paktën 6 muajt e fundit )
- Oferta e koncesionarit ( e firmosur dhe e vulosur )
- Oferta e financimit ( e firmosur nga klienti )
- Klauzola për kërkim në regjistrin e kredisë
Leasing financiar - Personat juridikë
Dokumentacioni i kërkuar për financim për klientët Person Juridikë:
- Formulari i aplikimit në formatin e caktuar për klientin person juridik
- Dokumenti i identifikimit të klientit ( kartë identiteti, pasaportë për të gjithë aksionerët me zotërim të 25% ose më shumë të aksioneve )
- Certifikata e regjistrimit ( Nipt-i )
- Ekstrakti historik nga QKB me vulë të njomë
- Pasqyrat financiare per 2 vitet e fundit
- Vërtetim nga organi tatimor për detyrimet tatimore ( vertetim me vulë dhe firmë )
- Lëvizje llogarie bankare ( për të paktën 6 muajt e fundit , të firmosura dhe vulosura)
- Struktura e pronësisë së kompanisë ( e firmosur dhe vulosur nga kompania )
- Oferta e koncesionarit ( e firmosur dhe e vulosur )
- Oferta e financimit ( e firmosur nga klienti)
- Klauzola për kërkim në regjistrin e kredisë
Leasing financiar - Personat Individë
Dokumentacioni i kërkuar për financim për klientët Individë:
- Formulari i aplikimit në formatin e caktuar për klientin individ.
- Formulari i pagave i plotësuar dhe verifikuar nga punëdhënësi(Vërtetim page)
- Dokumenti i identifikimit të klientit ( kartë identiteti, pasaportë )
- Klauzola për kërkim në regjistrin e kredisë
* Ne rastin e një aplikimi për të cilin është i nevojshëm paraqitja e një garantori, ateherë për garantorin do të paraqiten si më lart, sipas kategorisë së klientit
* Ne rastin e një aplikimi për të cilin është i nevojshëm paraqitja e një garantori, ateherë për garantorin do të paraqiten si më poshtë dokumentat:
- Formulari i aplikimit në formatin e caktuar ( në varësi të kategorisë së klientit që del garantor për aplikimin )
- Dokumeti i identifikimit të garantorit ( kartë identiteti, pasaportë )
- Vertetim nga tatimet per detyrimet nqs eshte kompani
- Lëvizje llogarie bankare ( të paktën për 6 muajt e fundit )
- Certifikata e regjistrimit ( Nipt-i )
- Ekstrakt me vulë dhe firmë
- Pasqyrat financiare për 2 vitet e fundit
- Strukturë pronësie ( nqs është person juridik )
- Klauzola për kërkim në regjistrin e kredisë