Leasing operacional
Çfarë është leasing operacional?
Leasing operacional është një marrëveshje në të cilën qiradhënësi i jep qiramarrësit automjetin ne përdorim sipas pagesave periodike te kesteve te qirase mujore. Leasing-u operacional ofron një mundësi për kthimin e automjetit ose rinovimin e kontratës me një makinë të re per qiramarresin, pas perfundimit afatit të kontratës .
Pas perfundimit të kontratës, pronësia e objektit nuk transferohet te qiramarrësi.
Informacion Bazë:
- Gjate periudhës se qirasë operacionale, Qiramarrësi përdor automjetin duke mos përfituar pronesinë në fund të periudhës
- Kostot mujore janë të përcaktuara fikse dhe të njohura për gjithë periudhën
- Përfitim optimal i sipërmarrësit në aspektet tatimore duke zvogëluar bazën e tatueshme të të ardhurave, pasi shpenzimet mbi tarifat e leasing-ut jane të njohura. Automjeti regjistrohet në kontabilitetin e qiradhënësit, si një aktiv fiks.
- Tarifat e leasing-ut janë fikse dhe shërbejnë si bazë për një llogaritje të qartë dhe të saktë të shpenzimeve, e cila është shumë e rëndësishme për kompaninë.
- Në përcaktimin e ofertës financiare janë të nevojshme informacioni për kilometrazhin vjetor dhe periudha e përdorimit të automjetit
- Depozita e garancise varion nga 20 % në 40 % të cmimit bruto të blerjes së automjetit dhe ësht ë e kthyeshme në fund të periudhës
- Periudha e përdorimit të automjetit në Qiranë operacionale është nga 6 muaj - 48 muaj
- Në këstin mujor mund të përfshihet sigurim kasko i plotë nga vjedhjet, dëmtimet , taksat e detyrueshme vjetore për qarkullimin e mjetit dhe regjistrimi i mjetit
- Në këstin mujor mund të përfshihet shërbimi i mirembajtjes në koncesionarin e autorizuar, në intervalet e përcaktuara në manualin e prodhuesit
- Kësti i qirasë është shprehur në monedhën Eur
Partnerët tanë




Grupi i synuar:
- Personat Juridikë
Avantazhet për konsumatorët:
- Automjeti nuk paraqitet si një aktiv në bilanc,
- Qiramarrësi paguan këstin e qirasë mujore, dhe njihen si shpenzime në pasqyrat financiare
- Kostot janë lehtë të planifikueshme, sepse leasing operacional është një strukturë e qëndrueshme kostoje , në formën e kësteve mujore
- Tarifat e leasing-ut janë të shprehura në EUR
- Angazhim minimal kapitali.
- Mungesa e detyrimeve afatgjata
- Përgjegjësia për automjetin në periudhën e parashikuar nga marrëveshja për qira operacionale.
- Procedura për miratimin e Leasing-ut operacional është e thjeshte,e shkurtër dhe fleksibël.
- Qiramarrësi dhe qiradhënësi mund te lidhin nje kontratë për mirëmbajtjen, riparimin dhe zëvendesimin e pjesëve për automjetin.
Leasing operacional - Personat juridikë
Dokumentacioni i kërkuar për financim për klientët Person Juridikë:
- Formulari i aplikimit në formatin e caktuar për klientin person juridik
- Dokumenti i identifikimit të klientit ( kartë identiteti, pasaportë për të gjithë aksionerët me zotërim të 25% ose më shumë të aksioneve )
- Certifikata e regjistrimit ( Nipt-i )
- Ekstrakti historik nga QKB me vulë të njomë
- Pasqyrat financiare per 2 vitet e fundit
- Vërtetim nga organi tatimor për detyrimet tatimore ( vertetim me vulë dhe firmë )
- Lëvizje llogarie bankare ( për të paktën 6 muajt e fundit , të firmosura dhe vulosura)
- Struktura e pronësisë së kompanisë ( e firmosur dhe vulosur nga kompania )
- Oferta e koncesionarit ( e firmosur dhe e vulosur )
- Oferta e financimit ( e firmosur nga klienti )