yJ6CzEncue4tE17yo8NROImLg89TrCZs3WCjUipGoww Fleet App

Aplikacioni i Flotës

Asistenti digjital për drejtuesit e automjeteve të kompanive mundëson qasje të shpejtë në të gjitha informacionet dhe shërbimet e rëndësishme – nga asistenca në rrugë deri te serviset dhe detyrimet administrative.

I konceptuar për përdorim në lëvizje, aplikacioni i Flotës thjeshton detyrat e përditshme dhe e bën menaxhimin e automjetit të kompanisë, më të lehtë dhe më efikas.

Aplikacioni i Flotës

Automjetet

  • Të dhënat kryesore për automjetin dhe shërbimet e kontraktuara
  • Kartë digjitale e Flotës me qasje të shpejtë në asistencë dhe shërbime
  • Udhëzime të personalizuara dhe të përshtatura për automjetin tuaj

Shitësit e automjeteve dhe kompanitë partnere

  • Kërkimi i serviseve të autorizuara dhe lokacioneve partnere
  • Shitësit e automjeteve më të afërt dhe kontaktet e tyre të disponueshme direkt në aplikacion

Shërbimet

  • Raportimi online i dëmeve
  • Kontrolli i vendndodhjes së magazinimit të gomave
  • Dorëzimi i kërkesave për automjet zëvendësues

NJOFTIME dhe rikujtesa

  • Njoftime push për afatet dhe detyrimet e rëndësishme
  • Kujtesë për ndërrimin e gomave
  • Të gjitha informacionet në kohë, pa vonesa

Rrugëtimi juaj drejt aplikacionit së Flotës

Të drejtat e përdorimit

Aplikacionin e Flotës mund ta përdorin vetëm drejtuesit e regjistruar në sistem, për të cilët përdorimi është miratuar më parë nga menaxheri i flotës në kompaninë tuaj.

Shkarkimi i aplikacionit

Mund ta shkarkoni aplikacionin falas nga Google Play Store ose Apple App Store në pajisjen tuaj mobile.

Regjistrimi në aplikacion

Zgjidhni opsionin Regjistrimi, shkruani adresën tuaj të email-it, krijoni një fjalëkalim dhe përfundoni verifikimin e sigurisë duke ndjekur udhëzimet në ekran.

Zgjedhja e shtetit dhe fillimi i përdorimit

Zgjidhni shtetin Albania dhe filloni përdorimin e aplikacionit te Flotës me qasje në të gjitha funksionalitetet e disponueshme.

Shkarko aplikacionin tani

NA KONTAKTONI

Për çdo pyetje dhe sugjerim, na kontaktoni.