Porsche leasing

Një kompani me traditë.

Porsche Bank është një bankë lider në tregun e financimit të makinave në Austri dhe në Evropën Juglindore themeluar me 6 mars 1966 . Ajo u bë kështu kompania e parë e cila është e përkushtuar plotësisht ne dhënien me qira të automjeteve - Udhëheqësi legjendar i leasing-ut   ishte VW Beetle. Të dhënat nga tregu tregojnë se Porsche Bank Group financon një në pesë makina, në tregjet ku ai ofron shërbimet e tij financiare. Për më shumë se 40 vjet  persona juridikë dhe fizikë i besojnë  Bankës Porsche, si dhe partnerëve të saj të financimit. Porsche Bank si pjesë e Porsche Austria, është institucioni i parë financiar në Austri dhe sot është shtëpi për numrin më të madh të mjeteve të financuara.

Porsche Finance Group Albania shënon fillimin e aktivitetit më 23.04.2013 në Shqipëri . Ajo përbëhet nga dy kompani: Porsche Leasing me produkt bazë leasing-un financiar dhe Porsche Mobility me produkt bazë  qiranë operacionale . Modeli i biznesit  ' one stop shop'  synon  ofrimin e  zgjidhjeve optimale për  klientët tanë duke filluar nga përzgjedhja e automjeteve në showroom ,finalizimin e financimit ,ndjekjen e procedurave deri në dorëzimin e automjetit tek përdoruesi.

Rrënjët e përbashkëta. E ardhmja e përbashkët.

Që nga marsi 2011, Porsche Holding kalon 100% në pronësi te Volkswagen AG , prodhuesit më të suksesshëm të makinave në Evropë. Porsche dhe familja  Piech janë ende aksionerët kryesorë të Volkswagen AG dhe anëtarët e Bordit Mbikëqyrës që marrin pjesë në zhvillimin e grupit automotiv. 

Porsche Bank kryen operacionet e saj në vendet e mëposhtme: Austria, Sllovakia, Sllovenia, Kroacia, Hungaria, Rumania, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Bullgaria, Ukraina, Shqipëria dhe Bosnja dhe Hercegovina. Porsche Bank dhe operacionet e saj janë të implementuara dhe  në Amerikën e Jugut, Kili dhe Kolumbi. 

Kompania Porsche Holding ka një qarkullim prej 17.1 miliardë euro dhe një total prej 32,300 të punësuar. 

Porsche Leasing është e vetmja kompani në tregun e automotiv, e specializuar në ofrimin ekskluziv të financimit të automjeteve.

Denoncimit